Bernard Nikaj zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i Partive Liberale të Evropës Juglindore LIBSEEN

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), ka njoftuar PDK. Partia Demoratike e Kosovës është bërë anëtare e LIBSEEN nga viti 2022 kur ka marrë udhëheqjen e saj kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi i cili bashkë…

Lajme

15/12/2024 15:08

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), ka njoftuar PDK.

Partia Demoratike e Kosovës është bërë anëtare e LIBSEEN nga viti 2022 kur ka marrë udhëheqjen e saj kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi i cili bashkë me Nikajn filloi “internacionalizimin e PDK-së duke e anëtarësuar në të gjitha rrjetet e partive liberale”.

Javë më parë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u zgjoh nënkryetar i Internacionales Liberale në Kongresin e mbajtur në Kili.

“E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale”, thuhet në njoftimin e PDK-së.