Bërnabiq: Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës

Pas takimit me Presidentin serb dhe ministrat e tjerë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka folur për mediat duke bërë të ditur se Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës.

Lajme

23/11/2018 21:52

Ajo tha sonte se Serbia do të paraqesë një kërkesë zyrtare kundër Prishtinës të hënën për mospërputhje me CEFTA-n, transmeton lajmi.net

Bërnabiq gjithashtu theksoi se Serbia do të kërkojë hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit.

“Ne do të paraqesim një kërkesë për mospërfillje të CEFTA-s gjatë fundjavës dhe të hënën. Ne do të krëkojmë gjithashtu hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/