Të Infektuar: 71.344

Të Shëruar: 61.014

Të Vdekur: 1.627

Bërnabiq në telefon me Ramën, shtetasit shqiptarë pa test PCR në Serbi

12:09 | 13 Janar 2021

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me  kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe e informoi atë se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR-së për COVID-19 për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, më 14 janar.

Kështu ka mësuar Tanjug nga burimet e saj, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq dhe Rama diskutuan mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Raportohet se të dy kryeministrat folën edhe për luftën ndaj koronavirusit, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës së “Mini-Shengenit.