Berlin: Arrestohen dy persona për planifikim të sulmeve terroriste
Policia gjermane ka arrestuar dy persona në Berlin të dyshuar për planifikim sulmesh, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

Bota
Policia fillimisht kishte bastisur një xhami në pjesën perëndimore të Berlinit, ku më pas ka kapur të dyshuarit në një vend tjetër në jug të kryeqytetit, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, autoritet gjermane kanë njoftuar se kishin rrethuar zonën ku ishte gjetur një veturë e dyshimtë. (lajmi.net)