Berisha: Vetëm qëndresa dhe protesta do të shpëtojnë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD-së, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale, ndërsa paralajmëroi protestë kombëtare. “Përveç protestës,…

Lajme

11/11/2025 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD-së, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale, ndërsa paralajmëroi protestë kombëtare.

“Përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm.

Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij: Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.