Berisha : Sondazhi për dashurin ndaj Enver Hoxhës, u manipulua nga Rama

Ditën e djeshme u bë publik një studim se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë shprehur se komunizmi ka qenë ide e mirë, por i zbatuar keq.

Lajme

06/12/2016 14:23

Në lidhje me këtë studim reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha duke u shprehur se ky manipulim është bërë nga Edi Rama për atin e tij shpirtëror, Enver Hoxha.

Por sipas Berishës për fat të keq mbështetet edhe nga kreu i OSBE-së në Tiranë.

Reagimi i Berishës

“Pollet e Edvinit për atin e tij shpirtëror, nje manipulim i turpshëm i realitetit!

Te dashur miq, dje, nje e ashtuquajtur kompani studimi te opinioneve, e lidhur historikisht koke e xhep me Edvinin, nxorri se shqiptaret ne mase te madhe paskan nje simpati apo mendim pozitiv per Enver Hoxhen, diktatorin me mizor, me barbar te Europes se Pasluftes se Dyte Boterore.

Ne ekspozene e ketij trillimi te paskrupullt, te bere me qellim nga Edi Rama, per fat te keq asistonte si per ta bere me te besueshem dhe ambasadori i OSBE, Brochard.

Me kete rast ju rikujtoj shqiptareve se ne pranveren e vitit 1991, lideret e partive te qendres se djathte te Europes nje nje deklarate te vecante cilesuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar te Pasluftes, dhe vetem pak kohe me vone nje studim opinioni nxirrte partine e Enver Hoxhes, PPSH, 24% para PD ne zgjedhje, nderkohe qe rezultati i votimit tregoi nje diference prej 42% ne favor te PD.

Duke denuar kete perpjekje primitive per te manipuluar opinioni publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe nje here se Piktori deshtak edhe po te ngjalle Enverin nga varri eshte i pashpres!” sb