Berisha: Si arriti që një shpiune greke me i bë “zap” një grup parlamentar shqiptar edhe mos me guxu kush me u ni?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme ku po diskutohet për audio-incizimet e publikuara nga biseda e deputetes Mimoza-Kusari Lila me terroristin Milan Radojciq,tha se gjithmonë ka pasur njerëz që i kanë shërbyer armikut. “Burra e gra, direkt e indirekt”, theksoi ai. Bekë Berisha madje…

Lajme

11/10/2024 14:06

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme ku po diskutohet për audio-incizimet e publikuara nga biseda e deputetes Mimoza-Kusari Lila me terroristin Milan Radojciq,tha se gjithmonë ka pasur njerëz që i kanë shërbyer armikut.

“Burra e gra, direkt e indirekt”, theksoi ai.

Bekë Berisha madje pati edhe një pyetje për deputetët e pozitës, të cilët sot nuk ishin fare prezent.

“Një pyetje që po du me ia bë deputetëve të pozitës: Si arriti që një shpiune greke me i bë zap një grup parlamentar shqiptar edhe mos me guxu kush me u ni?”.

Madje ai tha se kur është në teren, njerëzit po e pyesin për një deputet të Vetëvendosej.

“Kur dal në terren, njerëzit e kanë fituar bindjen, qysh po mundeni me duru Dimal Bashën thotë dikush. Por, nuk është problemi Dimal Basha, ai është njëfarë karagjozi, sulmon qaty me fjalë, por problemi janë do tjerë këtu. E keqja në këtë grup është më e madhe, më e vjetër, më sistematike e shumë më e rrezikshme”,tha ai./Lajmi.net/