Berisha: Rinumërimi nuk e zgjidh problemin – Të ndryshohet ligji zgjedhor, një votues voton një kandidat jo dhjetë
Kandidati për deputet i AAK-së, Zafir Berisha, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave për deputetë. Ai ka thënë se ky vendim nuk e zgjidh problemin thelbësor që sipas tij e ka përcjellur gjithë procesin zgjedhor në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Rinumërimi mund t’i nxjerrë në shesh disa hajdutë të vegjël votash, pas…
Lajme
Kandidati për deputet i AAK-së, Zafir Berisha, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave për deputetë.
Ai ka thënë se ky vendim nuk e zgjidh problemin thelbësor që sipas tij e ka përcjellur gjithë procesin zgjedhor në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Rinumërimi mund t’i nxjerrë në shesh disa hajdutë të vegjël votash, pas të cilëve qëndrojnë hajdutët me kollare, ata që nesër do të na mbajnë ligjërata morali në Kuvend. Pa ndryshimin e ligjit zgjedhor, ku një votues voton një kandidat e jo dhjetë, dallaveret do të vazhdojnë, vetëm se me emra e forma të reja”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: