Berisha: Regjimi aktual natën i mendojnë dhe i përgatisin rrenat, në mëngjes i lansojnë për opinionin
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar Qeverinë Kurti për propagandë. Ai ka bërë me dije se njerëzit e pushtet aktual këtë propagandë e përgatisin natën, kurse ditën fillojnë të iu besojnë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sulmet e pushtetit ndaj mediave dhe opozitës po bëhen për të…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar Qeverinë Kurti për propagandë.
Ai ka bërë me dije se njerëzit e pushtet aktual këtë propagandë e përgatisin natën, kurse ditën fillojnë të iu besojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sulmet e pushtetit ndaj mediave dhe opozitës po bëhen për të larguar vëmendjen prej afera korruptive.
“Këta të regjimit aktual dhe eksponentët e tyre, natën i mendojnë dhe i përgatisin rrenat, në mëngjes i lansojn për opinion, ditën fillojnë me ju besua rrenave të veta dhe pasdite insistojnë për me i bindën të tjerët për të vërtetën e rrenës së tyre! Vazhdoj me besua se e gjithë fushata kundër rivalëve politik, mediave dhe atyre që nuk mendojnë sikurse sekti në pushtet, ka të bëj me shpërqendrimin e opinionit lidhur me aferat e mëdha korruptive si dhe dështimin në qeverisje të vendit”, ka shkruar Berisha.