Berisha për vrasjen e Liridona Murselit: Inskenimi i këtij rasti është minimal

Besnik Berisha, avokat, ka thënë në “Pressing” të T7 se mundësia e orkestrimit të vrasjes së Liridona Murselit është minimale. Ai ka thënë se kur kanë kaluar 24 orë më së paku ka besueshmëri ajo që “vrasja ishte e inskenuar”. Këtë Berisha e theksoi në baza të provave të deritashme. ”Çfarë po mund të përjashtohet…

Lajme

30/11/2023 21:45

Besnik Berisha, avokat, ka thënë në “Pressing” të T7 se mundësia e orkestrimit të vrasjes së Liridona Murselit është minimale.

Ai ka thënë se kur kanë kaluar 24 orë më së paku ka besueshmëri ajo që “vrasja ishte e inskenuar”.

Këtë Berisha e theksoi në baza të provave të deritashme.

”Çfarë po mund të përjashtohet ose që ka besueshmëri më të vogël është inskenimi i vrasjes, deri më tani, inskenimi vrasjes është në kufij të minimales për mos me thënë inekzistent, për shkak të provave dhe veprimeve që janë ndërmarrë”, ka thënë ai.