Berisha për Haxhiun: Nuk i plotëson as kriteret bazë për drejtimin e Kuvendit

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Teksa u shënua edhe dështimi i nëntë i konstituimit të Kuvendi, Berisha tha se kandidatja e VV-së për krye-parlamentare, Albulena Haxhiu nuk i plotëson kushtet për një post të tillë. Ai shtoi se përmes formave të ndryshme nga kjo parti po synohet…

Lajme

02/05/2025 09:20

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Teksa u shënua edhe dështimi i nëntë i konstituimit të Kuvendi, Berisha tha se kandidatja e VV-së për krye-parlamentare, Albulena Haxhiu nuk i plotëson kushtet për një post të tillë.

Ai shtoi se përmes formave të ndryshme nga kjo parti po synohet qeverisje nga një parti e vetme.

“Personi nuk i përmbush kriteret për të qenë krye-parlamentare që prapë duhet ta ketë një rol të balancuar mes partive, sepse ka nisur një lloj radikalizmi duke pretenduar se ata e kanë të drejtën absolute të qeverisjes. Zonja e propozuar për krye-parlamentare nuk i ka as kriteret bazë për të qenë drejtuese e Kuvendit e as nuk e fuqinë intelektuale, karakterin e integritetin profesional për të drejtuar Kuvendin“, tha ai.