“Pas Kroacisë edhe dy shtete tjera japin garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se pas Kroacisë dhe Sllovenia dhe Austria, japin garanci për lirimin me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Lajme

02/05/2021 15:21

Berisha tha se tani është në dorë të lidershipit të vendit të veprojnë institucionalisht.

Ai i ftoi përfaqësuesit institucional të shtetit që të parashtrojnë kërkesë zyrtare në vend se të merren me deklarata.

“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal”.

“Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mengjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyret e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikëpyetje”, shkroi ndër të tjerash Berisha.

Njoftimi i plotë:

Veproni institucionalisht, përgjegjësinë e kemi individuale

Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.

Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal.

Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mengjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyret e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikpyetje.

Kjo strukturë po tregohet e fuqishme për destabilizim e shumë e kufizuar për stabilitet.

Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant i lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë.

Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosoven në Hagë.

E kjo mundësi garantimi për lirim me kusht e mbrojtje në liri, nga adresat e komunikimit institucional zyrtarë që kam tanimë do të vijnë edhe nga Austria dhe sëfundmi edhe nga Sllovenia.

Institicioni i Presidentes, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit duhet që të parashtrojnë kërkesen zyrtare.

Kjo kërkesë, nuk do duhej të jetë e karakterit selektiv, siç ka bërë kryeministri Kurti kur ofroj garancione të tilla vetëm për anëtarin e subjektit të tij politik, ngase atje po gjykohen lidershipi shtetëror dhe i UÇK-së.

Zatën mbaj mend se kur ishin në burgjet serbe z. Kurti e të tjerët, kuadro të larta të UÇK-së, të afërt më pas edhe bashkëpartiak, kërkesa e z. Thaçi e përfshiu edhe z. Kurti specifikisht.

Ju veproni si institucione për ç’gjë obligoheni ligjërisht, përgjegjësinë e mbajmë individualisht secili për veprimet publike.

Në mos protokolin shtetëror, kështu na obligon tradita.