Berisha: Nuk kam ftesë nga Kurti për takim

Deputeti i Kuvendit nga komuniteti Egjiptian, Veton Berisha, tha se nuk ka pranuar ftesë nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për takim për formimin e Qeverisë. Deputeti Berisha në një përgjigje për RTV21 bëri të ditur se janë të gatshëm për takim por kjo, siç tha, nuk do të thotë se kemi votë për Qeverinë…

Lajme

22/10/2025 13:05

Deputeti i Kuvendit nga komuniteti Egjiptian, Veton Berisha, tha se nuk ka pranuar ftesë nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për takim për formimin e Qeverisë.

Deputeti Berisha në një përgjigje për RTV21 bëri të ditur se janë të gatshëm për takim por kjo, siç tha, nuk do të thotë se kemi votë për Qeverinë Kurti 3.

“Në pritje të ftesës. Për momentin nuk kemi ftesë prej askujt. Jemi të gatshëm për takim. Pas takimit, nëse do të ketë,  do të vendosim për votën. Kërkesa jonë është që të harmonizohet programi jonë më të atij (Kurtit). Mundësisht jemi për formimin e Qeverisë, por kjo varët nga mandatari”, tha ai.