Berisha: Nesër ndahet tepsia e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironzuar në Facebook publikimin e emrave të kabinetit “Rama “, i cili pritet të bëhet publik ditën e nesërme në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Lajme

26/08/2017 21:42

Komenti i Berishës në Facebook:

Noriega neser shpall tepsi-qeverine!

Te dashur miq, neser Noriega shpall para shqiptareve tepsi-qeverine. Pra neser shqiptaret do shohin nje pamje unike, nje grup ndrikullash dhe kumbaresh te ulur rreth nje tepsie te mbushur plote e perplot, dhe qe duke ngrene kendojne kengen popullore me refrenin tashme te njohur:

“rrofsh e qofsh o timonieri yne 
qe na e mbushe plote tepsine!!
me hallva e bakllava
lum tepsia qe te ka!” sb