Berisha nderon Papa Françeskun me një minutë heshtje: Shqiptarët humbën një kolos të besimit dhe dashurisë për njeriun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, duke e konsideruar humbjen e tij një trishtim të madh për besimtarët dhe shqiptarët në tërësi. Gjatë një takimi me demokratë në Pukë, Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, duke e…

Lajme

21/04/2025 12:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, duke e konsideruar humbjen e tij një trishtim të madh për besimtarët dhe shqiptarët në tërësi.

Gjatë një takimi me demokratë në Pukë, Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, duke e quajtur atë “një burrë të madh” dhe “kolos të besimit dhe dashurisë njerëzore”.

Të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh, Papa Françeskun”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, ai theksoi se vdekja e Papës përbën një humbje të madhe jo vetëm për Kishën Katolike, por për gjithë njerëzimin.

“Besimtarët dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti, dashurisë e respektit për njeriun. I përjetshëm qoftë kujtimi i shenjtërisë së tij”, përfundoi ai.