Berisha: Kushtetuesja tregoi se duhet votim i hapur
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, ka folur para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit. Berisha foli rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij e specifikon mënyrën e hapur të votimit. Ai tha se për të kaluar në mënyrë e fshehtë duhet konsensus. “Ju e dini që votimi im ka…

Lajme
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, ka folur para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.
Berisha foli rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij e specifikon mënyrën e hapur të votimit.
Ai tha se për të kaluar në mënyrë e fshehtë duhet konsensus.
“Ju e dini që votimi im ka qenë kundër dhe nuk jam pajtuar me mënyrën se qysh ka shkuar. Edhe ka dalur prej Gjykatës Kushtetuese se kam pasur të drejtë”, tha Berisha para mediave.