Berisha: Kurti manipulon duke shumëfishuar rezultatet për të mbuluar dështimin e Qeverisë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulimin e rezultateve të qeverisë duke i shumëfishuar ato për të fshehur dështimet e tij. Ai duke komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e ekuacionit, ka thënë se kështu ai manipulon popullin me rezultatet e qeverisjes së tij që i shumëfishon. “Nuk…

Lajme

04/09/2024 21:25

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulimin e rezultateve të qeverisë duke i shumëfishuar ato për të fshehur dështimet e tij.

Ai duke komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e ekuacionit, ka thënë se kështu ai manipulon popullin me rezultatet e qeverisjes së tij që i shumëfishon.

“Nuk duhet të befasohen nxënësit e as qytetarët që e ka bërë X-në në vlerën 5 e ka shumëfishuar e jo zero, sepse edhe rezultatet e qeverisë që janë krejt zero ky i ka shumëfishuar. Kjo është pjesë e propagandës së tij, për të mbuluar dështimin total e falimentimin total në këtë qeverisje”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.