Berisha kthehet furishëm me dy gola
Besart Berisha i ka dhënë fund ‘agjërimit’, duke realizuar dy gola, në fitoren e ekipit të tij Brisbane Roar me rezultat 2-1 ndaj ekipit Adelaide United. Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist i ndeshjes së zhviluar në Lang Park, derisa Roar e bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në A-League. Prishtinasi e çoi…
Sport
Besart Berisha i ka dhënë fund ‘agjërimit’, duke realizuar dy gola, në fitoren e ekipit të tij Brisbane Roar me rezultat 2-1 ndaj ekipit Adelaide United.
Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist i ndeshjes së zhviluar në Lang Park, derisa Roar e bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në A-League.
Prishtinasi e çoi Brisbanen 10 pikë larg pozitës së dytë, Western Sydney Wanderers, vetëm pesë xhiro pa përfunduar sezoni.
Berisha, i cili shkëlqeu përpara 12,514 tifozëve të Brisbane, ishte shumë afër hat-trickut, por portieri i Reds, Eugene Galekovic e bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke e ndalur atë.
Ai i realizoi golat në minutat 22 e 52, kurse për mysafirët golin e vetëm e realizoi Neumann në minutën e 93’të.
Berisha, i cili do të largohet në fund të sezonit, tash ka 10 gola këtë sezon dhe është ndër më meritorët për këtë arritje të Brisbane.