Berisha konsideron se në qeverisje në Kosovë po bëhet provë: Është bërë shteti si me qenë supë

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha ka konsideruar se në qeverisje në Kosovë po bëhen prova ku i ka krahasuar institucionet dhe shtetin me supë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kriza morale e krijuar në vend vjen si rezultat i adoleshencës qeverisëse e që sipas tij kjo ka bërë që…

Lajme

19/09/2024 10:19

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha ka konsideruar se në qeverisje në Kosovë po bëhen prova ku i ka krahasuar institucionet dhe shtetin me supë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kriza morale e krijuar në vend vjen si rezultat i adoleshencës qeverisëse e që sipas tij kjo ka bërë që një numër jo i vogël i qytetarëve të jenë në situata që mos ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe anasjelltas.

“Mungesa e ideve dhe kreativitetit politik në Kosovë, ka bë që vendi të futet me një krizë të thellë morale, ekonomike e politike. Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre”, ka shkruar ai. 
Berisha ka thënë se kriza socio-ekonomike që ka përfshirë vendin po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri e sipas tij kjo po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenien e familjeve tona.
“Eksperimentet me Kosovën në emër të “temave të mëdha” ka lënë nën hije luftën për ekzistencë të qytetarëve të Kosovës, të cilët po përballohen me një krizë të pa parë socio-ekonomike por edhe politike e institucionale. Gjetja e një terapie për kurim të fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë”, ka shtuar Berisha. /Lajmi.net/