Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shprehur i lumtur me vendimin e Edi Ramës për të refuzuar kërkesën e SHBA’ve për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Por, ai kërkon dorëheqjen e tij.

Lajme

15/11/2013 16:41

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur i lumtur me vendimin e Edi Ramës për të refuzuar kërkesën e SHBA’ve për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Berisha ka kërkuar që Rama të japë dorëheqje.

“Fitoreeeeee!!!

“Rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës. Ajo, me protestën e saj historike, mposhti njëriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët!”

“I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë dhe një grimcëz përgjegjësi dhe dinjitet. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më!!”

“Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre!”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook.