Berisha i reagon Kurtit për fjalën ‘nomad’: Atij i përshtatet më së shumti, jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë

Anëtari i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit i cili i quajti deputetët e opozitës ‘nomad’ pasi sipas tij ata nuk po e duan Kuvendin i cili tha se është shtëpia e tyre. Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fjala ‘nomad’ i përshtatet më së shumti Kurtit, shkruan…

Lajme

19/06/2025 12:15

Anëtari i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit i cili i quajti deputetët e opozitës ‘nomad’ pasi sipas tij ata nuk po e duan Kuvendin i cili tha se është shtëpia e tyre.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fjala ‘nomad’ i përshtatet më së shumti Kurtit, shkruan lajmi.net.

“Më shumë se Albinit që i përshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujt. Ai është një njeri qiragji në vendin tonë, që jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë, ndërsa familja i jeton në trekëndëshin Kosovë-Norvegji-Serbi”, ka shkruar Berisha.
Ai ka sqaruar se çfarë do të thotë fjala ‘nomad’.
“NOMAD m – Pjesëtar i një popullsie pa vendbanim të qëndrueshëm, endacak, shtegtar. Nomadët e stepave (e shkretëtirave).
NOMAD mb – Që nuk ka një vendbanim të përhershëm e të qëndrueshëm, endacak, shtegtar; kund. i ngulur. Fise (popullsi) nomade. Jetë nomade. Popuj nomadë. Barinj nomadë”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: