Berisha i Nismës: VV-ja po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme
Anëtari i kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se deklarimet e zyrtarëve të VV-së pas ndërprerjeve të seancave janë përgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha thotë se partia e parë po i dështon qëllimshëm seancat, anipse nga Gjykata Kushtetuese ka të drejtën ekskluzive për të…

Lajme
Anëtari i kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se deklarimet e zyrtarëve të VV-së pas ndërprerjeve të seancave janë përgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha thotë se partia e parë po i dështon qëllimshëm seancat, anipse nga Gjykata Kushtetuese ka të drejtën ekskluzive për të thërritur seancë,
“Gjykata Kushtetuese i ka dhën të drejtën eksluzive partisë që delën e para në zgjedhje, për me propozu dhe zgjedhën kryetarin e Kuvendit. Mirpo nuk ka tregu, kur partia që ka dalën e para nuk e shfrytëzon këtë të drejtë (siç ndodhi sot) si duhet të veprohet!? Dmth Gjykata Kushtetuese ka ende punë për t,i spjegu gjërat ( nëse i kërkohet) sepse kemi klasë politike, që partin e kanë mbi shtetin. Përndryshe daklaratat e sektit të VV pas dështimit të qëllimshëm për të zgjedhën kryetarin e Kuvendit, janë parapregaditje e analfabetëve të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshëme, me forat vjetra…”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/