Berisha i NISMA-s: Nuk kemi bërë koalicion me VV-në, nuk e kemi as në plan
Zyrtari i Nisma Socialdemokratike, Zafir Berisha ka thënë se nuk ka do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së ardhme. Berisha tha se nuk janë të vërteta raportimet se pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së. “Por jo koalicion, por as kafe nuk…

Lajme
Zyrtari i Nisma Socialdemokratike, Zafir Berisha ka thënë se nuk ka do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së ardhme.
Berisha tha se nuk janë të vërteta raportimet se pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së.
“Por jo koalicion, por as kafe nuk kemi pirë, të them të drejtën në një takim të kryesisë së Nismës Socialdemokrate, me që ishin fjalët ‘ jo qëndroi ky, apo ky piu kafe’ u detyrua Fatmir Limaj të thotë para kryesisë se që nga 2017, jo që nuk ka pirë kafe, por as dorën nuk ua ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në Klan.
Tutje Berisha tha se nuk do të ketë një koalicion me LVV-në, sipas tij, janë të interesuar të kenë koalicion me partitë opozitare, nëse dështon formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk kemi bërë koalicion dhe as nuk e kemi në plan të bëjmë koalicion, Nisma vazhdon të qëndrojë në atë që është publike se jemi të interesuar për një koalicion me opozitën”, ka thënë Berisha.