Berisha: Gjykata Speciale është një mostrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë

Zafir Berisha nga Nisma, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila në një dokument të saj i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija. Ai ka thënë se me këtë veprim, Gjykata Speciale e ka vërtetuar se është një mostrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë, shkruan lajmi.net.…

Lajme

10/04/2025 10:51

Zafir Berisha nga Nisma, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila në një dokument të saj i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija.

Ai ka thënë se me këtë veprim, Gjykata Speciale e ka vërtetuar se është një mostrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës si Kosovë e Metohi i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gjykata Speciale që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit.
“Pasi nuk kemi presidenc as qeveri ( këto që i kemi karrierën politike e kanë ngritën duke i fërjuar duarët në veprimet e kësaj gjykate), Kuvendi i Kosovës nëse funksionalizohet, duhet që në seancat e para duhet të veproj për mbrojtjen e identitetit shtetëror”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: