Berisha: Futja në koalicion me VV-në do të ishte fatale për LDK-në
Besnik Berisha, ish-këshilltar i kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, e ka komentuar mundësinë e futjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Berisha deklaroi se ky do të ishte gabim fatal. “Unë nuk besoj asnjëherë, përndryshe do të ishte gabim fatal. Dhe aty unë zëshëm do ta kërkoja dorëheqjen e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/fall.png)
Lajme
Besnik Berisha, ish-këshilltar i kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, e ka komentuar mundësinë e futjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Berisha deklaroi se ky do të ishte gabim fatal.
“Unë nuk besoj asnjëherë, përndryshe do të ishte gabim fatal. Dhe aty unë zëshëm do ta kërkoja dorëheqjen e z.Lumir Abdixhikut, nga posti i kryetarit të LDK-së”, tha Berisha në KlanKosova.
Por, ai theksoi se në rast se do të ndodhte një gjë e tillë ai në sy do t’i thoshtë kreut aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se “ai nuk e meriton të qëndrojë asnjë ditë më në LDK”.
“Atëherë do të flisnim për shkatërrim dhe jo promovim të LDK-së”, shtoi ai.