Berisha: Evropa po bën sehire

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit të Gjykatës në Colmar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke e quajtur vendim politik.

Lajme

02/03/2017 10:29

“Shtyrja e vendimit për lirimin dhe mbajtja në Francë edhe për një muaj e Ramush Haradinajt është vendim politik, dhe tregues se Franca nuk është duke e marr seriozisht faktorin shqiptar në Ballkan. Për këtë, jemi fajtorë edhe ne vet, ngase nuk po arrijmë të faktorizohemi, kështu që Serbia ndërhyn në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, Mali i Zi hyn në territorin tonë, Maqedonia shpërfillë shqiptaret”,ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, Evropa po bënë ‘sehire’ e po u mban ligjërata shqiptarëve.

“Europa, si në rastin e Francës, bën sehire e na mban ligjërime se si ne shqiptarët duhet të pranojmë rolin e palës së dëmtuar dhe që duhet të vazhdojmë të bëjmë lëshime ndaj fqinjëve. Ka ardhur koha që kësaj logjike t’i themi MJAFTË”,ka përfunduar Berisha. /Lajmi.net/