Berisha e rikonfirmon se do ta votoj Haxhiun për kryeparlamentare: Të gjithë të njëjtë janë, nuk ke çka të zgjedhësh aty
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha sot shkurtimisht është deklaruar para Kuvendit të Kosovës dhe ka rikonfirmuar deklaratën e tij se do ta votoj Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Ai ka thënë se do të duhej të votohej ajo nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë. “Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull,…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha sot shkurtimisht është deklaruar para Kuvendit të Kosovës dhe ka rikonfirmuar deklaratën e tij se do ta votoj Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Ai ka thënë se do të duhej të votohej ajo nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë.
“Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë (votone kushdo që është), se të njëjtë janë”, ka thënë Berisha.
Ai ka dal me qëndrim tjetër nga partia e tij, pasi që të njëjtit kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka propozuar tre emra nga VV të cilët do t’i votonin e që janë Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi-Rexhepi dhe Glauk Konjufca. /Lajmi.net/