Berisha: Dorëheqja e Ramës, zgjidhja për situatën politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara nisjes së seancës së sotme plenare përshëndeti protestuesit që po e prisnin në selinë e Partisë Demokratike. “Ja përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Këta janë”, tha Berisha, duke iu drejtuar protestuesve. Në prononcimin për mediet, Berisha theksoi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është, sipas tij, zgjidhja për…

Lajme

12/03/2026 10:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara nisjes së seancës së sotme plenare përshëndeti protestuesit që po e prisnin në selinë e Partisë Demokratike.

“Ja përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Këta janë”, tha Berisha, duke iu drejtuar protestuesve.

Në prononcimin për mediet, Berisha theksoi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është, sipas tij, zgjidhja për situatën politike në vend.

“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi”.

Berisha theksoi se, “Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri”.

“Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha duke theksuar se PD do të votojë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Ndërkohë grupi parlamentar demokrat po mblidhet pak përpara seancës plenare ku pritet të votohet lidhur me projektvendimin “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”./atsh