Berisha: Do të luaj për Kosovën

Ylli i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha ka njoftuar se pas pranimit të Kosovës në FIBA, ai është i gatshëm të luajë për Përfaqësuesen.

Sport

13/03/2015 23:18

Ylli i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha ka shprehur gëzimin e tij pas lajmit për pranimin e Kosovës në FIBA.

Dhe, ai insistoi se është i gatshëm të luajë për Përfaqësuesen, duke injoruar thirrjet e Polonisë për t’u rikthyer në ekip.

Ja postimi i tij në Facebook:

Fansa te dashur,

Qe nga momenti kur luaj basketboll nuk kam pranuar lajm me te mire. Ma n’fund!

Falenderoj te gjithe ata qe punuan per basketbollin nder vite, ata qe kurre nuk u dorezuan as ne kohet me te veshtira. Bravo edhe sponzorave qe kurre nuk na lan vet.

Tash na pret puna ma e veshtire. Tani duhemi te punojme edhe me shume me talenta te ri. Te krijojme lojtar te ri vendor. Ta krijojme nje kombetare te forte. Une qe nga tash e thom qe do te jem i pari qe do ta pranoj me shume zemer ftesen e reprezentacionit te Kosoves!

UNË JAM GATI!!!

URIME KOSOVË!!!