Berisha bën hapin e madh në karrierë, nesër kryen testet mjekësore te skuadra e Serie A

Valon Berisha do të jetë transferimi i radhës i italianëve të Lazios.

Sport

29/06/2018 21:38

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, do të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Lazio në Serie A.

Gianluca di Marzio raporton se Berisha nesër do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se të kompletojë transferimin te Lazio.

Kjo është vendosur pas takimit të fundit mes Lazio dhe Salzburgut, ku austriakët do të përfitojnë rreth 7 milionë euro nga ky transferim.

Berisha do të jetë vetëm shqiptari i radhës që nga Igli Tare transferohet te Lazio pas Riza Durmishit dhe Thomas Strakoshës./Lajmi.net/