Berisha avokat i policit që ndërhyri tek rasti i 27 vjeçarit në Lipjan: Ata s’janë kardiologë, në rast ishin thirrur nga prokuror e gjyqtar
Avokati i njërit prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin e Agon Zejnullahut, Besnik Berisha është deklaruar para mediave pas seancës së sotme dëgjimore. Ndër të tjerash Besnik Berisha u shpreh se duhet pritur rezultatet e analizave toksikologjike që mund të thonë më tepër për këtë rast. Ai ka fajësuar edhe pjesëtarët e Ambulancës, që…

Lajme
Avokati i njërit prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin e Agon Zejnullahut, Besnik Berisha është deklaruar para mediave pas seancës së sotme dëgjimore.
Ndër të tjerash Besnik Berisha u shpreh se duhet pritur rezultatet e analizave toksikologjike që mund të thonë më tepër për këtë rast.
Ai ka fajësuar edhe pjesëtarët e Ambulancës, që sipas tij siç edhe shihet në pamje s’kanë pasur reagime aspak të duhura- e u kanë munguar edhe reagimet elementare.
“Nuk dihet kush ishin substancat në organizimin e të ndjerit. Keqardhje pa fund për një jetë të humbur, humbje që e ka tronditur çdokënd. Zyrtarët policorë nuk janë as fajtor, dhe nuk e meritojnë të jenë në pritje të vendimit për drejtësi. Por ata vepruan sipas udhëzimit për përdorimin e forcës, fakti që dikush ka humb jetën ndodh gjithkund. Nuk është prononcim populist e as i mirëpritur, mund të qortohet, unë flas atë që mendoj, flas atë që në letër e konstatoj. Paraburgimi u kërkua sepse raportet janë të acaruar mes viktimës dhe palëve të arrestuara. Kjo është për shqetësim”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha tha se në rastin e të ndjerit policinë i kishte thirrur edhe njëri nga prokurorët- kur ka parë se po u shkakton dëme qytetarëve.
“Ajo çfarë duhet dhe dihet veprimet e tani të ndjerit kanë qenë të dhunshme, forcë e përdorur ndaj qytetarëve, ka pasur denoncues prokuror e gjyqtar. Nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, kemi problem me sistemin. Zyrtarët policorë e kanë kryer detyrën e tyre, ata nuk e zëvendësojnë doktorin. Ata s’janë as kardiologë, as pulmologë, pra s’mund ta zëvendësojnë doktorin.Pra kemi një situatë në të cilën duhet të flasë mjekësia, unë besoj shumë se s’do të jetë vetëm asfiksia si shkak- pra duhet ditur a është shoqëruar me ndonjë anomali a ka qenë ndonjë problem kardiak dhe jo vetëm”,tha Berisha, shkruan lajmi.net.
Berisha sqaroi se është avokat mbrojtës i Endritit Beqirit- hetuesit i cili sipas tij ka qenë si kalimtar dhe kur ka parë që i ka rënë shufra një zyrtari policor dhe nga frika se shufrën mund t’ia marrë personi ka asistu për t’ia afru dorën tek prangat.
“Për keqardhje është edhe mënyra e arritjes së autoambulancës, pra unë besoj se ndihma mjekësore s’ka qenë as e duhura, as e mjaftueshme dhe s’është bërë mjaftueshëm në një vend prej 350 metra nga vendi.Doktoresha del sikur me e pas thirrë dikush për kafe, ‘sprovohet intubimi e as medikamente .Prandaj nxitoj zonja që t’i fajësojë policinë, para se të flasë mjekësia. Kur është thirrur doktoresha s’është ditur as rrahjet e zemrës as asgjë. Thirrja është bërë për ndihmë, është tanimë e ditur se i ndjeri tanimë ka pasur sjellje që është dashur t’i…Nuk meriton të përbaltoset policia. Duhet të kemi durim të flasë një mjek eksperto-ligjor.Nuk shkaktohet asfiksia vetëm nga presioni, substancat narkotike shkaktojnë arrest aty për aty”,deklaroi Berisha./Lajmi.net/