Beqaj: Janë rritur krimet financiar

Ministri në largim i Financave, Besim Beqaj ka thënë se ekonomia jo formale për veç dëmeve në buxhetin e shteti ajo dëmton konkurrencën e lirë dhe qytetarët. Sipas tij, niveli e ekonomisë jo formale është diku rreth 27 dhe 34 për qind nga bruto produkti vendor.

Lajme

23/05/2014 16:24

Ministri në largim i Financave, Besim Beqaj ka thënë se ekonomia jo formale përveç që shkakton rënie të hyrave buxhetit të shtetit, ajo dëmton edhe konkurrencën e lirë dhe qytetarët.

Ai gjatë konferencës me temën “Parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale , pastrimit te parave, financimit te terrorizmit dhe krimeve financiare”, tha se niveli i ekonomisë jo formale në vend përbën diku rreth 27 dhe 34 për qind të totalit.

“Shkalla e lartë e ekonomisë familjare dëmton interesat e qeverisë dhe shkakton rënie e të hyrave dhe ekonomia informale është aktivitet i cili nuk e dëmton vetëm buxhetin e shtetit por dëmton edhe konkurrencën e lirë edhe qytetarin”.

“Niveli e ekonomisë jo formale është diku rreth 27 dhe 34 për qind nga bruto produkti vendor dhe besoj që më strategjinë që kemi hartuar dhe me raportin 3 mujorë që kemi, besoj që kjo mund të reduktohet brenda viteve në vijim”.

“Numri mesatar vjetor i krimeve financiare të evidentuar nga Policia e Kosovës, Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, është rritur nga viti 2012 deri ne 2013, nga 2184 raste deri në 3537 krime. Kjo dëshmon se proceset e zbulimit dhe hetimit të autoriteteve kombëtare janë zhvilluar sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare dhe ekonomike. Numri vjetor i dënimeve që kanë të bëjnë me krimet financiare sillet në mes të 1296 -1541, tha Beqaj.

Christof Stock, shef i Seksionit të Bashkëpunimit ne Zyrën e BE-së në Kosovë tha se përveç paraqitjes së rezultateve të arritura, këto raporte kane për detyrë të bëjnë me dije mangësitë e mundshme në realizimin e obligimeve të përcaktuara.

“Qëllimi i këtyre raporteve, sikur ky që ne po e paraqesim sot, nuk është vetëm për të shënuar progresin e bërë nga institucionet në fusha të caktuara, por edhe për të njohur mangësitë dhe të reagojnë me efekt të menjëhershëm. Kjo është ajo që Zyra e BE-së në Kosovë pret nga institucionet e Kosovës, si rezultat i rekomandimeve të raportit \”, tha Stock.