Beqaj dhe Haradinaj: Do ta zhvillojmë Kosovën përmes investitorëve të rinj

Besim Beqaj ka pritur sot në takim pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajme

11/01/2019 14:42

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur sot në takim pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, Ministri Beqaj njoftoi Kryeministrin për punët dhe aktivitetet e realizuara nga Ministria e Inoacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), si dhe njoftoi për aktivitetet të cilat pritet të realizohen gjatë vitit 2019 dhe vitet në vazhdim, transmeton lajmi.net.

“Pata kënaqësinë që prita sot Kryeministrin dhe që biseduam për ‘Vitin Ekonomik’, të cilin e ka shpallur Kryeministri Haradinaj, dhe t’i bashkërendojmë aktivitetet tona  e orientimet strategjike që do t’i kemi këtë vit”, deklaroi Beqaj.

Ndërkaq, vlenë të përmendet se, Ministri Beqaj gjatë takimit njoftoi Haradinajn për agjendën e MIN, në fusha të caktuara, në të cilat është arritur përparim i theksuar.

Kurse, Kryeministri theksoi se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është një lajm i mirë, për arsye se ka arritë me qenë partner i bizneseve inovative, dhe t’i përkrahë ato duke qenë afër bizneseve për digjitalizim.

“ Kishim një takim shumë të rëndësishëm. Ministri foli për modemin dhe përkrahjen për investitorët e rinj, sidomos ata që janë inovativ. Gjithashtu, u përmenden kompanitë e suksesshme dhe duke qenë kështu, unë i inkurajoj ta ndihmojmë Kosovën për arritjen e rezultateve përmes këtyre bizneseve, të reja e inovative, që të fitojmë brende të tjera”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i vendit, e për të cilin tha se do të bëhet përmes punës së MIN.

“Ajo që ishte interesante dhe që e përmendi edhe Ministri, është fakti se ne eksportojmë shërbime të këtyre bizneseve inovative e digjitale rreth 30 milion, dhe është i vetmi sektor ku bilanci është pozitiv, faleminderit shumë Ministër”, u shpreh Haradinaj.

Përndryshe,  Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është se Qeveria e ka shpallur vitin 2019  “Vit Ekonomik”, duke deklaruar se MIN është një Ministri e rëndësishme, ngase biznesi dhe sektori ekonomik janë në perspektivë për Kosovën.

Të dy u pajtuan për vazhdimin e përkrahjes së biznesit e ekonomisë, duke kërkuar përkrahje nga të gjithë. /Lajmi.net/