Beogradi e Serbia nën ujë, nesër edhe më keq

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në shumë vendbanime në Serbi janë shkaktuar përmbytje dhe gati situatë kaosi. Por meteorologët parashohin që sasia e reshjeve të enjten të jetë edhe më e madhe, andaj problemet e sotme mund të shndërrohen në katastrofë, shkruajnë mediet serbe. 

Lajme

14/05/2014 23:05

Ndonëse kaosi më i madh është regjistruar në vendet në jug të kryeqytetit Beograd, fotot dhe incizimet tregojnë se në Beograd shumë rrugë, parkingje dhe hapësira afariste.

Në rrjetet sociale janë paraqitur një sërë komentesh cinike në adresë të kryeministrit të ri serb Aleksandaa Vuçiq, i cili para opak ditës është lavdëruar me projektin grandioz “Beogradi në ujë”, për të cilin do të shpenzohen para të mëdha.

Komentuesit në rrjetet sociale bëjnë shaka në adresë të Vuçiqit, duke thënë se projekti i tij tashmë është realizuar dhe se kryeqyteti faktikisht është në ujë.

Mediet serbe njoftojnë se në 11 komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.