Benzema sonte synon të kalojë Raulin në listën e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve

Sulmuesi i gjigantit spanjoll është duke shkëlqyer këtë edicion.

Sport

28/09/2021 09:53

Real Madridit është nikoqirë i Sheriff Tiraspol sonte nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema nëse shënon gol sonte do të kalojë Raulin për tu bërë golashënuesi i katërit në histori të Ligës së Kampionëve.

Momentalisht Benzema ka 71 gola, aq sa kishte shënuar edhe Raul, me një gol eventual francezi do të renditej i katërti.

Ndërkohë golashënuesi më i mirë në histori të këtij kompeticioni mbetet Cristiano Ronaldo me 135 gola të realizuar, Lionel Messi ka 120 i treti është Robert Lewandowski me 75.

Lista me top pesë golashënuesit më të mirë mbyllet nga Raul e Benzema që kanë nga 71 sosh. /Lajmi.net/