Benzema shënon pas katër muajsh
Karim Benzema e ka gjetur golin pas katër muajsh. Sulmuesi francez shënoi ndaj Cordobas, ndërsa nuk e kishte bërë një gjë të tillë nga 23 prilli, kur shënonte ndaj Bayernit.

Sport
Karim Benzema është ri-njoftuar me golin. Ka kaluar shumë kohë, që nga 23 prilli, që sulmuesi francez nuk e dinte se çka është goli.
Në fakt, nga ajo kohë, kur shënonte ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, përfaqësuesi francez kishte ‘agjëruar’ në aspektin e golit.
Mirëpo, Benzema shënoi mbrëmë në fitoren 2:0 ndaj Cordobas, për ta hequr qafe këtë rekord të zi.
Ish futbollisti i Oympique Lyonit shënoi me kokë në minutën e 30-të, pas një harkimi nga Toni Kroos.
Benzema kritikohej për mungesë golash, por ai i heshti kritikët ndaj Cordobas.