Benzema më i vlerësuari në botë, Ronaldo i 365-ti dhe Messi as në top 1000

“Sky Sports News” ka ndërtuar një listë me lojtarët më të vlerësuar në botë për momentin.

Sport

06/10/2021 11:48

“Formula” e vlerësimit të lojtarëve varet nga forma momentale, pozita e titullarit dhe disa aspekte të tjera, shkruan lajmi.net.

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema që ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje dhe asistuar edhe 7 herë për momentin është lojtari më i vlerësuar në botë me 22 mijë e 881 pikë.

Pas tij renditët ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah me 20 mijë e 640 pikë.

Top 10 sipas Sky Sports:

Ndërkohë, çudia në listë ishte e dy lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ronaldo zë pozitën e 365-të, derisa Messi renditët në vendin e 1232-të./Lajmi.net/