Benzema do të jetë gati për El Clasico

15:20 | 17 Mars 2014

Benzema

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Real Madridi do të luajë pa Karim Benzeman të martën në Ligën e Kampionëve ndaj Schalkes, por mbetet optimist se përfaqësuesi francez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Barceonës. 26 vjeçari realizoi dy gola në fitoren e parë të Los Blancos në […]

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Real Madridi do të luajë pa Karim Benzeman të martën në Ligën e Kampionëve ndaj Schalkes, por mbetet optimist se përfaqësuesi francez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Barceonës.

26 vjeçari realizoi dy gola në fitoren e parë të Los Blancos në Gelsenkirchen, por ai u lëndua ndaj Malagas në fundjavë dhe do të mbetet jashtë në lojën e kthimit.

“Benzema nuk mund të luajë nesër mbrëma, por kemi besim se do të jetë i gatshëm për të dielën”, deklaroi fillimisht Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Benzema është nëj lojtar mjaft i rëndësishëm, por jemi me fat që kemi mundësi ta zëvendësojmë, kur është i lënduar”, shtoi trajneri italian.

Gjithashtu, ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG’së thotë se ndeshja me Schalken është një përgatitje perfekte për El Clasico.

“Ndeshja e së dielës do të jetë mjaft e balancuar. Ne duhet të luajmë mirë ndaj Schalkes, sepse është një ndeshje e rëndësishme. Duke luajtur mirë, është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për El Clasico”, përfundoi Ancelotti.