Bentancur: Fitore e merituar, tani fokusi tek Milan

Mesfushori i Juventus, Rodrigo Bentancur, është shprehur i kënaqur për fitoren e ekipit të tij që arritën ndaj skuadrës Udinese në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Sport

04/01/2021 09:25

Bentancur, ishte njëri nga lojtarët më të dalluar në mesfushë, ai u shpreh i kënaqur me fitoren e ekipit të tij, por tha se tani fokusi kryesor është tek derbi që do të luhet ndaj AC Milan të cilët janë liderë të tabelës, transmeton lajmi.net.

“Kemi filluar me mentalitetin e duhur, kemi pasur dëshirën për të fituar dhe kemi luajtur mirë në pjesën e dytë”, tha ai.

“Duhet të kemi këtë mentalitet për 90 minuta, këtë fitore e kemi dashur, duhet te përmirësohemi e të mendojmë për Milanin. Të shënoj gol më pëlqen, por edhe të bëj asistim si sot është mirë, më e rëndësishmja është fitorja e ekipit”, tha Rodrigo Bentancur./Lajmi.net/