BenQ lanson telefonat e rinj

Prodhuesi i ri i monitorëve dhe projektorëve, BenQ, ka vendosur të futet në një terren të ri, atë të telefonave. Kjo kompani ka njofruar se ka lansuar, fillimisht në tregun e Tajvanit, dy telefona të rinj mjaft ekonomikë, me një ekran prej 4,5 inç. Të dy telefonat, që do të quhen A3 e F3, do…

Auto & Tek

03/12/2013 06:30

Prodhuesi i ri i monitorëve dhe projektorëve, BenQ, ka vendosur të futet në një terren të ri, atë të telefonave. Kjo kompani ka njofruar se ka lansuar, fillimisht në tregun e Tajvanit, dy telefona të rinj mjaft ekonomikë, me një ekran prej 4,5 inç.

Të dy telefonat, që do të quhen A3 e F3, do të kenë karakteristika thuajse të ngjashme si IPS me rezolucion prej 960 x 540 pikselë, pricesorë ‘quad-core’ me 1,2 GHz, RAM-in 1 GB, 4 GB hapësirë dhe kamerë. Kamera e përparme do të jetë 2 MP, kurse ajo prapa, 13 MP.

Edhe bateritë, sipas kësaj kompanie, do të jenë mjaft të qëndrueshme. Çmimi i tyre kushton si vijon: 200 dollarë për A3 dhe 270 dolarë për F3, që është model superior. BenQ njofton se këta telefona do të jenë në dispozicion në nivelin ndërkombëtar shumë shpejt.