Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Benny Mardones vdes në moshën 73-vjeçare

21:31 | 29 Qershor 2020

Ka ndërruar jetë këngëtari i hitit “Into the Night”.

Këngëtari i hitit “Into the Night”, Benny Mardones, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Ai vdiq pas një beteje 20 vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit. Vdekja e këngëtarit u konfirmua në ‘Billboard’ nga shoku i tij i ngushtë, Joel Diamond, i cili theksoi se ai vdiq në shtëpinë e tij në Menifee, Kaliforni.

Benny Mardones ishte më së shumti i njohur për hitin e tij “Into the Night”.

Ishte një vendas i Cleveland dhe u rrit në periferi të Baltimore. Punoi si tekstshkrues përpara se të bëhej artist, ndërkohë që albumin e parë “Thank God for Girls” e publikoi në vitin 1978./Lajmi.net/