Bennacer do t’i nënshtrohet një operacioni, mungon në ndeshjen e kthimit
Pas pasigurisë për Rafa Leao, një lajm shumë i keq për Milanin në lidhje me Ismael Bennacer. Algjeriani u largua me paterica mbrëmjen e djeshme nga San Siro dhe ngjalli shumë shqetësime në kampin kuqezi në kuadër të ndeshjes së kthimit kundër Interit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiani, testet që lojtari iu nënshtrua…

Sport
Pas pasigurisë për Rafa Leao, një lajm shumë i keq për Milanin në lidhje me Ismael Bennacer.
Algjeriani u largua me paterica mbrëmjen e djeshme nga San Siro dhe ngjalli shumë shqetësime në kampin kuqezi në kuadër të ndeshjes së kthimit kundër Interit.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiani, testet që lojtari iu nënshtrua mëngjesin e sotëm treguan një problem kërcor post-traumatik të kondilit femoral anësor të gjurit të djathtë.
Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik nesër ose të shtunën.
? Touché au cartilage du genou droit, Ismaël Bennacer va subir une chirurgie arthroscopique.
Sa saison est terminée…
?️ @SkySport pic.twitter.com/StqUmo6HNU
— Vibes Foot (@VibesFoot) May 11, 2023