Bennacer do t’i kushtojë 50 milionë euro Man Cityt

Ismael Bennacer është dëshira e madhe e Manchester City.

Sport

28/06/2020 12:18

Mesfushori i Milan, Bennacer, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e madhe të Manchester City.

Algjeriani ka pasur paraqitje të mira si me Milan, ashtu edhe me kombëtaren e tij, duke bërë që të shihet si zëvendësues afatgjatë për Fernandinho.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Man City do të duhet të punojnë për të arritur 50 milionëshin e kërkuar nga Milan,  për kartonin e Bennacer, transmeton lajmi.net.

PSG janë skuadra tjetër në garë për lojtarin 22 vjeçar.

Algjeriani ka luajtur në 25 ndeshje për Milan këtë sezon dhe ka akoma katër vite kontratë me ‘Rosoneri’. /Lajmi.net/