Benitez konfirmon të ardhmen e Ronaldos
Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka ftuar Cristiano Ronaldon që të mbetet në klub dhe të vazhdojë të thyejë rekorde në Santiago Bernabeu.

Sport
Rafael Benitez ka ftuar Cristiano Ronaldon që të mbetet në klub dhe të vazhdojë të thyejë rekorde në Real Madrid.
Trajneri i “Los Blancos” ka theksuar se Ronaldo e ka vendin në historinë e klubit.
“Numrat janë aty. Shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë shumë gola dhe të kënaqemi me të për shumë vite të tjera”, deklaroi Benitez në konferencë për shtyp para ndeshjes me Atletico Madridin, të dielën.
“Fakti se Ronaldo është në historinë e Realit është diçka e rëndësishme, por shpresoj që kjo të vazhdojë”, u shpreh ai.