Benitez kërkon Bonuccin

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Sport

08/06/2015 09:30

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Benitez ka identifikuar reprezentuesin italian si futbollistin e nevojshëm në Santiago Bernabeu.

Në të kaluarën, Bonucci – një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e Bianconerëve – ishte përmendur si objektiv i Bayern Munichut e Chelseas.

Kurse, tani është duke u spekuluar se mund të transferohet në Real Madrid.