Beniada Nishani pjesë e emisionit të njohur në Itali?

Beniada Nishani është njëra nga ish banoret e kësaj sezone të reality-show "BBV".

ShowBiz

12/04/2022 16:01

Pas pjesëmarrjes në “BBV”, ish banorja u bë shumë e njohur për publikun, shkrua lajmi.net.
Së fundmi modelja ka marrë pjesë në emisionin e famshëm “Tiki Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset.

Këtë e ka zbuluar vetë ish banorja e “BBV”.

“Tiki Taka” është një emision sportiv që drejtohet nga Piero Chiambretti dhe duket se në puntatën e re është e ftuar dhe modelja shqiptare.

Kujtojmë që Beniada nga stafi i  “BBV” si dhuratë fitoi mundësinë që të moderojë në një emision sporti në Top Channel./Lajmi.net