Beniada befasohet nga farefisi i gjerë në finalen e “Big Brother VIP”

Një befasi e këndshme është përgatitur edhe për modelen shqiptare Beniada Nishani në natën finale të Big Brother VIP.

ShowBiz

18/02/2022 22:50

Beniada, e cila ka qenë e njohur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për përshëndetjet e shumta për familjarët, është befasuar nga farefisi i gjerë në natën finale.

Që nga prindërit e deri te kushërinjtë, Beniada ka shijuar disa çaste të këndshme në një darkë speciale të përgatitur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndërsa i ftuar për t’i argëtuar me muzikë ka qenë këngëtar Sinan Hoxha, këngët e të cilit Beniada i ka kënduar më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.