“Bëni që banesa të duket e banuar”, Policia e Kryeqytetit shpërndan 10 këshilla për mbrojtjen e banesave nga vjedhjet
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një fushatë vetëdijësuese në lagjet e Prishtinës, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet. Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë janë duke shpërndarë fletushka informuese me temën “10 Këshilla të dobishme – Mbrojtje nga vjedhjet”, ku qytetarët këshillohen se si të mbrojnë…

Lajme
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një fushatë vetëdijësuese në lagjet e Prishtinës, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë janë duke shpërndarë fletushka informuese me temën “10 Këshilla të dobishme – Mbrojtje nga vjedhjet”, ku qytetarët këshillohen se si të mbrojnë veten dhe pronën e tyre nga keqbërësit.
Përveç materialeve informuese, pjesë e fushatës është edhe bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë me banorët, për t’i informuar mbi mënyrat e parandalimit të vjedhjeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat për siguri më të madhe në lagjet e tyre.