Bella Hadid e lumtur që shfrytëzoi të drejtën për të votuar

Bella Hadid kreu obligimin qytetar të votës.

ShowBiz

31/10/2020 08:32

Bella Hadid ashtu sikurse shumë të famshëm të tjerë, gjatë kësaj kohe kanë publikuar shumë statuse lidhur me zgjedhjet, shkruan lajmi.net.

Ajo vazhdimisht ka bërë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa nuk hezitoi ta tregojë edhe kandidatin e preferuar.

Përmes imazheve të fundit, modelja tregoi se e ka kryer obligimin e saj për të votuar dhe shprehet e lumtur për këtë gjë.

Njëherësh, Bella inkurajon qytetarët që të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar, kurse vet tregon se votoi për Joe Biden.

“Duke qeshur në mënyrë të pakontrolluar vetëm me mendimin që isha në gjendje të votojmë sot. Shpresoj se kushdo që po e lexon këtë ka ose do të ushtrojë të drejtat e tij këtë javë !!!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

best day ever!

A post shared by Bella ? (@bellahadid) on