Bella Hadid bën ndryshim drastik në pamje, vështirë të njihet
Bella Hadid është një ndër modelet më me nam në botë.

ShowBiz
Ajo është fytyrë e shumë brendeve të njohura, ndërsa njëkohësisht hyn në listën e modeleve më të paguara, shkruan lajmi.net.
Njihet për natyrën serioze dhe vetëm në raste të rralla e shohim të buzëqeshur, por gjithnjë me stil të njëjtë.
Megjithatë, Bella ka vendosur t’i befasojë të gjithë me ndryshimin drastik në pamje, nga brune ajo është shndërruar në bionde.
Kujtojmë që modelja është një nga “engjëjt” e “Victoria’s Secret”. /Lajmi.net/